Sot Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së për shkak të rezultatit negativ në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndërkohë mediat mësojnë se përveç dorëheqjes së Mustafës, pritet edhe dorëheqja e nënkryetarëve të tjerë në këtë subjekt politik.
Të njëjtat burime mediatike bëjnë të ditur se në LDK do të caktohet një ushtrues i detyrës së kryetarit deri në organizimin e kuvendit zgjedhor.