Alternativa: Të ndërpriten parregullsitë dhe manipulimi me regjistrimin e mërgatës

Në bazë të informacioneve nga mërgimtarë të shumtë, të cilët kanë tentuar gjatë ditës së sotme të regjistrohen online, ata po përballen me vështirësi të cilat po ua pamundësojnë regjistrimin. Problemet teknike, rikthimi disa herë në fillim të procesit të regjistrimit, mospranimi i numrit amë dhe shumë pengesa të tjera, përveç që kanë shkaktuar revoltë shumë të madhe në mesin e mërgatës shqiptare, kanë shkaktuar edhe dyshime për mbarë procesin e regjistrimit.

Duke u nisur nga kjo, ne si Alternativë bëjmë apel urgjent deri tek Enti Shtetëror i Statistikës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të mënjanohen pengesat teknike për regjistrim online, ndërsa deri atëherë të pezullohet regjistrimi. Nëse edhe përskaj kësaj qeveria nuk ndërmerr asgjë, i bie të konkludojmë se ky proces i regjistrimit është tërësisht i manipuluar politikisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme