Kreu i shtetit, Ilir Meta, kujtoi sot tubimin e 2 marsit të shkuar në mbrojtje të Kushtetutës.
Teksa postoi një video, Meta shprehet se ‘Pranvera Kuqezi po vjen’
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!” shkruan Meta.