Vuçiq kërcënon Kroacinë: Tash flasim ndryshe me juve!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bllokadës së Kroacisë në hapjen e kapitullit 26-të të negociatave me BE-në, ka deklaruar se Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë e durueshme, por tashmë është mjaft me “zhagitjen e Kroacisë”.

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar se do të largohet nga Brukseli dhe nuk do të merr pjesë në konferencën ndërqeveritare.

Kryeministri serb ka udhëtuar në Bruksel dhe në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada, ai do të largohet nga Brukseli qysh sonte, transmeton lajmi.net.

“Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë e durueshme dhe është përpjekur që të mos të reagojë, por qe nga tash do të flasim ndryshim”, ka thënë Vuçiq me tone kërcënuese për Kroacinë.

Ai po ashtu ka thënë se në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada edhe ia do të largohet nga Brukseli dhe do t’i drejtohet opinionit.

Vuçiq ka udhëtuar sot pasdite në Bruksel, ku sonte është paraparë një takim me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Takimi i punës i kryeministrit serb dhe Mogherinit i paraprinë konferencën nderqeveritare të BE-së dhe Serbisë nesër në Bruksel, ku është paraparë hapja e tri kapitujve të negociatave – 2, 25 dhe 26. Zeri.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme