Blushi, Ramës: Me Metën do të takohesh në parlament nëse zgjidhesh deputet, mos guxo të votosh koncesionin e Rinasit!

Zëdhënësi i presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas akuzave të përsëritura nga Rama se Kreu i Shtetit kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi.

Në një postim në facebook, Blushi thotë se nëse Rama do ketë fatin të zgjidhet deputet me 25 prill do të takohet sy më sy me Presidentin në parlamentin e ri.

Duke e akuzuar Ramën për kapje të reformës në drejtësi, Blushi i jep dhe një paralajmërim për koncesionin e aeroportit të Rinasit, që Parlamenti kërkon ta zgjasë me 13 vjet deri në vitin 2040.

Blushi: 

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri. Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim! Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek Drejtësia, që ti ke kapur. Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme