Receta që forcon imunitetin tek të rriturit dhe fëmijët

Nëse nuk e keni imunitetin e fortë ka gjasa të prekeni nga shumë sëmundje. Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale që ka qenë përdorur kohë më parë për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve.

Përbërësit: 100 gr bajame, 100 gr rrush i thatë, 100 gr kajsia të thata, 150 gr arra, 300 gr mjaltë, 2 limonë me lëkurë.

Bluani bajamet, arrat dhe lëkurën e limonit në blender me shpejtësi maksimale. Më pas shtoni kajsitë e thata, rrushin e thatë, mjaltin 2 limonët dhe përziejni derisa të formohet një masë e trashë. Hidheni masën në një kavanoz qelqi dhe lëreni të qëndrojë për 2 ditë në një vend të thatë e të ftohtë. Konsumoni nga një lugë gjelle të përzierjes, në mëngjes esëll. Trajtimi duhet të zgjasë 1 muaj. Fëmijët mbi 3 vjeç mund të konsumojnë nga një lugë çaji të përzierjes çdo ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme