Policia e Kosovës, ka arrestuar në Prizren, një të mitur që dyshohet për tentim vjedhje dhe dëmtim të pronës të 11 shtëpive në Restelicë të Dragashit, më 22 dhjetor.
16 vjeçari goran, me urdhër të prokurorit është ndalur në arrest 48 orës, pasi u intervistua në prani të mbrojtësit dhe prindërve.
Ky është njoftimi i Policisë:
Pas një pune hetimore intensive tre javore të Policisë Dragashit për zbulimin e kryerësit të tentim vjedhjes dhe dëmtimit të dyerve ose bravave të njëmbëdhjetë shtëpive në Restelicë të Dragashit që pati ndodhur me 22 nëntor, dje përfundimisht është identifikuar i mituri E. B. i vitlindjes 2000 i komunitetit goran.
Gjatë hetimit, policia kishte pyetur rreth 40 qytetarë. Po ashtu edhe krim teknikët që kishin kryer hetime ne vendin e ngjarjes, dëshmitë e mbledhura i kishin dërguar në Drejtorinë Rajonale në Prizren, gjegjësisht në Zyrën e AFIS-it që merret me hetimin dhe gjurmimin e gjurmëve të gishtërinjve të cilat gjenden në vendin e ngjarjes dhe sipas krim teknikëve, janë gjetur gjurmë të mjaftueshme gishtërinjsh të të dyshuarit të mitur.
Nga hetues policor, në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit është intervistuar i dyshuari dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit për 24 orë, ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.