I zhdukur prej dy vitesh, gjendet i vdekur Arben Asllani.
Arben Asllani i cili para dy viteve ishte zhdukur, mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujërat e lumit Lepenc.
Siç raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, trupi i pajetë i të riut nga Shkupi deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.
Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët tjerë të të zhdukurve.
Arben Asllanit ishte zhdukur para banesës së tij më datë 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi.