Kërkojnë para nga qytetarët, por sa kanë kursime Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli?

Derisa po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës, krerët e lartë të shtetit po kërkojnë para nga qytetarët e Kosovës për mbrojtjen juridike.

Kështu janë krijuar dy fondacione për përkrahjen e mbrojtjes juridike të Hashim Thaçit, si Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” dhe fondi për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Pavarësisht se po kërkojnë paratë për mbrotjen e tyre, këta politikanë janë përmendur shumë herë që tashmë kanë pasuri të bollshme. Këtë e dëshmon edhe deklarimi i tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Por sa para kanë të kursyera Hashim Thaҫi e Kadri Veseli?

Kështu, Hashim Thaҫi ka deklaruar se posedon mbi 10 mijë euro të kursyera në bankë. Prej tyre 7 mijë euro janë në emër të djalit të tij, mbi 2 mijë në emër të bashkëshorten dhe vetëm 1 mijë në emër të tij. Ndryshe nga dy vite më parë, Thaҫi kishte deklaruar se ka te kursyera rreth 150 mijë euro.

Ndërkaq Kadri Veseli ka deklaruar se të kursyera mban mbi 15 mijë euro. Ato i ka deklaruar në emër të tij dhe të bashkëshortes. Paratë e tij të kursyera janë afërsisht të ngjashme edhe me ato nga dy vitet e kaluara./Botasot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme