Analisti Andi Bejtja në Çim Peka Live duke komentuar sjelljen aspak normale të kryeministrit Rama me shfaqjen e djeshme ku deformoi portretet e kandidatëve kundërshtarë, tha ndër të tjera
‘Ky është një shpërfytyrim që ishte paralajmëruar nga Rama edhe më parë, dhe episode ka pasur gjithmonë.
Por kjo e djeshmja ka kaluar çdo cak, ti shtrembërosh gojën kundërshtarit, ti afrosh sytë dhe kandidatët e t’u ti bësh me ngjyra, ky është një episod i vlefshëm edhe për padi penale. Imagjino edhe ato ligjet e veta që bën për të dënuar opozitën dhe median edhe ato e kapin.
Dhe nuk e di si do të ndihen ato zonjat Çomo dhe Bozo kur kanë parë Grida Dumën me mikrofon në gojë.
Rama mund t’ua vejë edhe atyre mikrofonin në gojë nëse nuk u binden siç ndodhi me Lelin.
Kjo është për çmendinë dhe për burg. Po interesant është si do kapërdihen nga shqiptarët ky fakt.
Të tallesh me të sëmurë me alzaimer është shumë e rëndë. Kjo nuk ndodh në perëndim. Kur ky bën këto gjëra mund të bëjë gjëra edhe më të rënda. Është një moment që shqiptarëve do u kujtohet vota. Pra a do ndahen nga kjo parodi.’
© SYRI.net