Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot në Gjirokastër për të prezantuar kandidatët e kësaj force për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha se nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ajo theksoi se një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja.
“Do të bënim prezantim prezantimin në një shtëpi karakteristike të prezantimit të të gjithë ekipit të Gjirokastrës, ashtu siç do të bëjmë edhe në Përmet, në Tepelenë, me shokët e miqtë tanë atje, për të bërë prezantimin e të gjithë kandidatëve tanë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Ajo që dua të theksoj është tradita dhe trashëgimia kulturore që përfaqëson gjithë kjo zonë është e domosdoshme dhe vjen si rezultat i një angazhimi, sidomos i të rinjve dhe të rejave. Nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastër dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta. Një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja, të cilët largohen dhe mbi të gjitha mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë.
Kjo vjen si rezultat i një shpopullimi të jashtëzakonshëm. Nuk na lind gjë tjetër veç një detyrë e madhe për të kthyer atë shpresë, energji pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri, pse jo dhe në Gjirokastrës”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha se turizmi në Shqipëri nuk është vetëm në 2 muaj e verës, por duhet të jetë në 12 muajt e vitit për shkak sepse është e domosdoshme të jetojmë, punojmë, të kemi mundësi jo vetëm për një punë të thjeshtë, por të mirë paguar.
“Ne jemi shumë të qartë, por edhe shumë optimistë, pasi po vij nga Dibra, Skrapari, ku energjia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mezi po presin 25 prillin pavarësisht se presioni është i jashtëzakonshëm, tentimi për t’i blerë nëpërmjet vendeve të punës me kontrata, apo nëpërmjet parave që nuk i dihet origjina nga vjen, pavarësisht qëndresa është shumë e madhe dhe ata thotë se duhet të largohen. Nuk duhet të largohen sepse përfaqësojnë një parti politike. Ti Vangjel të quajmë minoritar ne, pavarësisht se je më shqiptar se këta që bëjnë si shqiptarë. Dashuria që kanë për qytetin dhe kjo dashuri e këtyre të rinjve dhe të rejave që po jetojnë sot në Gjirokastër, po mundohen ta mbajnë me mund dhe me djersë duhet stimuluar më shumë, ndihmuar, përkrahur nga LSI”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së theksoi më tej se “centralizimi që ka kërkuar të bëjë Rilindja të të gjithë kontrollit në një dorë dhe kjo ka ardhur jo vetëm të kontrollit financiar, korrupsionit të tenderëve, por që të largosh arkivin e një qyteti, që është memoria është antishqiptare”.
“Të lëvizësh arkivën e një qyteti që ka qindra e qindra vjet, që kur ka qenë vilajet dhe ta lëvizësh, ta çosh nga Gjirokastra në Lushnjë, që nuk kanë memorie, nuk kanë njohuri se çfarë ka ndodhur, kjo tregon se ka një prapaskenë mbrapa. Gjithë lëvizja e arkivit ka të bëjë me pronësinë, historinë, vendimet, pra me tjetërsimin e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Nga ana tjetër, mungesa e shërbimeve duke filluar që tek spitali, nuk mund të lësh Gjirokastrën që të mbahet me një ambulancë, sepse spitali rajonal e kanë shpikur të tjerët që janë më të zotë se Manastiruliu dhe Edi Rama nga ana e sistemit shëndetësor, pasi ti jetë vetë mjek dhe e di shumë mirë se si funksionon. Ka të bëjë që njerëzit të mos ndihen më të sigurt dhe të largohen nga ky vend. Pra të vazhdojë shpopullimi me ritme shumë më të shpejta”, tha ajo.
Sipas Kryemadhit, nëse deri tani shpopullimi ka ndodhur për shkak të papunësisë, tani shpopullimi do të ndodhë me ritme më të shpejta për shkak të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe më pas do të vijmë gjëra njëra pas tjetrës.
“Kjo që ju thatë nuk është thjeshtë angazhim personal i juaji, por edhe i joni politik. Nëse ne nuk do të shpërndajmë dhe rishpërndajmë të gjithë institucionet po themi që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore që kanë të bëjë me arsimin. Për shembull çfarë pune ka drejtoria e përgjithshme e hidrokarbureve në Tiranë që nuk prodhon asnjë pikë naftë kur në fakt duhet të jetë në mes të Fierit. Instituti kërkimor i naftës duhet të jetë në mes të Fierit. Drejtoria e Përgjithshme minierave nuk ka pse të jetë në Tiranës. Por duhet të jetë në Bulqizë apo duhet të jetë diku tjetër, që krijon dhe shpërndan jo vetëm institucioni por krijon dhe një rishpërndarje të të gjithë aseteve, qofshin këto dhe intelektuale por kanë të bëjnë dhe për funksionimin e shtetit apo dhe vëmendjen që shteti do të ketë. Ndërsa grumbullimi i gjithë institucioneve në një dorë nuk thotë gjë tjetër”, deklaroi ajo.
Kryemadhi tha se Tirana është një qytet që vetëm konsumon politikë po faktikisht nuk prodhon asgjë dhe të gjitha qytetet e tjera, e gjithë Shqipëria që është në funksion të rritjes së PBB, pra kemi naftën, kemi bujqësinë, kemi trashëgiminë kulturore kemi turizmin, faktikisht janë pa vëmendje, por dhe të diskriminuara dhe të distancuara totalisht nga qeveria.
“Ne e dimë shumë mirë që ndarja në 4 rajone që u bë nga kryeministria kishte si qëllim në vetvete kontrollin jo vetëm të buxhetit por dhe të aseteve njerëzore. Pra për ti marrë njerëzit për ti emëruar dhe ç’emëruar me vendime politike dhe për të mos i pasur në shërbim të qytetarëve. Pra përfundimisht Rilindja e ka parë administratën qeverisje si një grup mercenarësh që është vetëm në funksion të saj. Megjithatë sot më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për ti takuar. Nëse ne në tiranë funksionojmë nëpërmjet frymës, nëpërmjet mediave, portaleve në rrethe si Gjirokastra, Berati, Skrapari, Kuçova, Dibra, kontakti njerëzor është i domosdoshëm. Duke u takuar me njerëzit duke biseduar me ta, është një nga pikat tona më të forta që ne e kemi pasur gjithmonë. Forca e LSI por dhe e jona kanë qenë të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe vajzat”, deklaroi Kryemadhi.