Ndërlikimet me COVID-19 “rezultuan me vrasje të 228,000 fëmijëve” në Azinë Jugore

Pengesat e shkaktuara në shërbimet për kujdes shëndetësor, si pasojë e koronavirusit, mund të kenë ndikuar në rreth 239,000 vdekje të nënave dhe fëmijëve në Azinë Jugore, është thënë në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.

Hulumtimi është fokusuar në Afganistan, Nepal, Bangladesh, Indi, Pakistan dhe Shri Lankë, shtete në të cilat jetojnë mbi 1.8 miliard persona.

Sipas raportit, 228,000 vdekje shtesë të fëmijëve në moshën pesëvjeçare, në këto gjashtë shtete, janë pasojë e ndaljes së shërbimeve kyçe, duke nisur nga përfitimet në ushqim e deri të imunizimi.

Në raport është thënë se gratë, fëmijët dhe adoleshentët janë goditur më së keqi.

Azia Jugore ka raportuar për gati 13 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 186,000 vdekje deri më tani.

Shumë shtete, përfshirë ato në Azinë Jugore janë përgjigjur me masa të ashpra ndaj pandemisë.

Ndonëse spitalet, barnatoret dhe dyqanet ushqimore kanë mbetur të hapura, pothuajse gjithçka tjetër është mbyllur.

Raporti – Efektet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të pandemisë dhe përgjigja në Azinë Jugore – tregon për efektet e strategjive në kujdes shëndetësor, shërbime sociale, duke përfshirë shkollat dhe ekonominë.

Në raport përmendet se gjatë kësaj periudhe janë raportuar rreth 3.5 milionë shtatzëni të padëshiruara, për shkak të qasjes së dobët në masa mbrojtëse.

Efektet e plota të pandemisë – përfshirë masat e izolimit – vetëm kanë nisur të bëhen më të qarta, teksa shtetet nisin të bëjnë vlerësime të shëndetit të tyre publik dhe programeve të edukimit./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme