Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova thotë se logjika dhe filozofia e partisë ORA dhe FER janë refuzuar nga elektorati i Kosovës.
Por sipas tij kjo “formulë e dështuar politike” po reciklohet në majat e LDK-së, përcjellë Gazeta Blic.
Ai pyet se çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën kryetari i ri.
Postimi i tij i plotë:
Partia reformiste ORA, logjika dhe filozofia e saj politike e bazuar mbi idenë e supremacisë së elitave të rrejshme, është refuzuar nga elektorati i Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe me nënproduktin e saj FER të krijuar më vonë. Pse kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, si parti tradicionale dhe themeltare e shtetit të Kosovës? Çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën Kryetari i ri? Ku duam të shkojmë kështu?