Mercedes, pozitën e prodhuesit më të madh në botë të makinave lukusoze, ja lëshoi BMW në vitin 2005 dhe tani është në rrugën e duhur për të rrëzuar rivalin e saj më të madh në fron. Daimler pret që së shpejti do të tejkalojë numrin prej 2 milionë makinavr të shitura në vitin 2016, pas rritjes prej 12% në 10 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Në të njëjtën periudhë, BMW rriti shitjet me vetëm 5.5%.
Vetëm në nëntor Mercedes ka shitur 182,602 automjete, ndërsa numri i përgjithshëm i automjeteve të porositura të “yllit me tre cepa” në 11 muajt e parë arriti në 1.89 milionë. Mercedes është në rrugën e duhur për të fituar titullin e prodhuesit më të madh të makinave luksoze edhe në SHBA, raporton Autonews.
Për këto rezultate në vitin 2016, më mëritorët janë shumica e modeleve të Mercedes në segmentin kompakt të makinave, të tilla si klasat A dhe B, limuzina CLA dhe GLA Crossover./Express/