Prej tri ditësh shërbimi zjarrfikëses ka luftuar me zjarrin që ra në magazinën e qendrës tregtare, për të gjetur 32-vjeçarin Arjan Sala i cili ndërhyri për të shpëtuar punonjësit e kësaj magazine.
Pas tri ditësh ndërhyrje, forcat zjarrfikëse kanë vënë në kontroll flakët e zjarrit dhe kanë gjetur trupin e viktimës.
Ai është gjetur i mbuluar nga rrobat që mund të jenë rrëzuar nga presioni i madh i ujit që kanë hedhur vazhdimisht zjarrfikëset.
Gazetari i “ABC” Ermal Vija raportoi se forcat zjarrfikëse bashkë me oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur hetimet e para për të zbuluar edhe shkakun që ka sjellë edhe zjarrin që i mori jetën 32-vjeçarit Arjan Sala.
Ndërkohë sipas autoriteteve dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të asfiksimit, ndërsa theksojnë se trupi është dëmtuar në pjesët e poshtme.
Tashmë magazinë është e rrënuar pothuajse totalisht.
/abcnews.al/