Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri: Do të jemi konstruktiv në zgjedhjen e presidentit

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri, tha se kjo parti do të jetë konstruktive në zgjedhjen e presidentit, duke lënë të kuptohet se disponimi i kryesisë është që të qëndrohet brenda sallës së Kuvendit kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente, raporton Ekonomia Online.

Haziri tha se gjatë ditës së nesërme, kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin e deputetëve për t’ia përcjell qëndrimin e Kryesisë dhe pastaj do të dalë me një qëndrim unanim.

Më tej ai tha se nuk do të ketë takime të tjera me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

“Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin me rolin tonë për krijimin e institucioneve. Në ndërtimin e institucionit të presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e saj pozitiv, në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit Për Presidentin LDK do jetë konstruktiv dhe në formimin e institucioneve. Kryetari do të bisedojë edhe me Grupin Parlamentar”.

“Ne vazhdojmë diskutimin dhe debatin me deputetët që përfaqësimi i LDK-së në seancë të jetë në frymë Kushtetuese. Roli jonë në Kuvend është pjesëmarrja ose mospjesëmarrja. Për më shumë shihemi në aktivitetet e tjera. Do punojmë që të jemi unanim. Duhet që veprimi ynë politik të jetë arma jonë politike. Nesër takohemi me deputetët por nesër do paraqitet qëndirmin e LDK-së  dhe do diskutohet roli dhe angazhimi konkret i LDK”, tha Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme