Në Maqedoni ka qytetarë që nuk kanë shtetësi edhe pse plotesojnë një ose më shumë kritere. Sipas statistikës qeveritare, UNHCR dhe organizatave joqeveritare, në fund të gushtit ka pasur 563 persona pa nënshtetësi, thuhet në raportin e Stejt Departamentit lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, transmeton gazeta Lajm.
Mirëpo aty theksohet se partitë opozitare shqiptare thonë që në Maqedoninë e Veriut ka 7.000 qytetarë të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën për nënshtetësi.
Në raport poashtu theksohet se nuk ekzistojnë mekanizma për zbulim të personave pa nënshtetësi si dhe për mbrojtjen e tyre.