Meta: Të ndalet sa më parë shpopullimi, ja për çfarë ka nevojë Shqipëria

Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet se largimi i trurit dhe rinisë është një plagë e madhe për vendim.

Duke iu referuar raportit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, kreu i shtetit theksoi se fenomeni i i shpopullimit në Shqipëri, është përkeqësuar gjatë viteve të fundit, veçanërisht me largimin e moshave nga 20 deri në 24 vjeç.

“Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin. Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit. Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.”

Për të ndalur sa më parë shpopullimin, Meta nënvizoi se duhet ofruar më alternativa edukimi dhe punësim.

“Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme