Bashkohen organizatat shqiptare, të premten protesta në Shkup (VIDEO)

Aktivisti i njohur nga Tetova, Krenar Osmani, ka njoftuar sot se disa organizata civile si “Boll më”, “Ta shpëtojmë Kondrën e Diellit” dhe shoqata “Anti-bixhoz”, kanë vendosur që të veprojnë bashkërisht kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në shumë raste të montuara që kanë ndodhur në të kaluarën, shkruan gazeta LAJM.

Ai këtë njoftim e bëri para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku tha se janë dënuar shumë shqiptarë padrejtësisht. Krenar Osmani, ishte i shoqëruar edhe nga Bedri Ajdari, organizatori i protestave kundër rastit “Monstra” dhe ftoi për protesta masive ditën e premte.

“Jemi para Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku për momentin po gjykohen 3 nga vëllezërit tanë që janë të arrestuar padrejtësisht dhe po gjykohen padrejtësisht.
Jemi në mbështetje të tyre të plotë dhe do i përkrahim derisa ta fitojnë lirinë që e meritojnë. Gjithë jemi dëshmitarë se në protestën e fundit ishte policia ajo që protestoi dhe filloi dhunën e para. Sa nga ata policë janë dënuar, asnjë”, u shpreh aktivisti Krenar Osmani. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme