Në kuadër të emisionit “200” në nivel partish me nënkryetarët e të gjitha subjekteve politike shqiptarepjesëmarrëse në zgjedhje – Izet Mexhiti i BDI-së, Bardhyl Dauti i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja “Besa” dhe Agon Ferati i Lëvizjes për Reforma –PDSH.
Drejtuesi i emisionit, gazetari Nazim Rashidi, e pyeti secilin nga mysafirët drejtpërdrejt se a do të koalicionin pas zgjedhjeve me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, apo, siç u tha, me një parti që drejtohet nga persona të inkriminuar.
Secili nga drejtuesit e subjekteve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje u përgjigj se nuk do të bashkëpunojë me Gruevskin dhe partinë e tij.