Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zbardhi për gazetarët mesazhet kryesore për procesin zgjedhor në vendin tonë.
Pas takimeve që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Palmer thekson se SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve.
“SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve dhe të adresohen problematikat kryesore të zgjedhjeve”, deklaroi Palmer.
© SYRI.net