Lista vjetore e Google për kërkimet më popullore

Google ka publikuar listën e tij vjetore të kërkimeve më popullore gjatë 2016 duke na dhënë një panoramë të thjeshtë mbi psikikën e një kombi.

Në 2016, paratëm, muzika dhe katastrofa natyrore janë tre fjalët më të klikuara në formën e fjalëve “Powerball”, “Prince” dhe “Hurricane Matthew”.

Ata të gjithë meritojnë vëmendje, Powerball jackpot në janar ishte 1.56 miliardë dollarë, më i madhi në botë. Prince, i cili vdiq në prill në moshën 57-vjeçare ishte një titan i muzikës botërore, dhe uragani Metju i cili goditi atlantikun perëndimor në shtator vlerësohet se shkaktoi 1600 të vdekur dhe dëme që llogariten në 10.5 miliardë.

Për çudi asnjë figurë politike nuk theksohet në listë. “Trump”, “Election”, dhe “Hillary Clinton” zënë vendet 8, 9 dhe 10, por ato janë kaluar nga Pokemon Go, lojërat oolimpike dhe David Bowie. Në vend të pestë për çudi renditet Slither.io, që për ata që nuk e dinë është një version me shumë lojtarë i lojës së famshme Snake.

Lista e plotë:
1.    Powerball
2.    Prince
3.    Hurricane Matthew
4.    Pokémon Go
5.    Slither.io
6.    Olympics
7.    David Bowie
8.    Trump
9.    Election
10.    Hillary Clinton

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme