Nuk kërkojnë as fusha sportive e as qendra rekreative. Nuk kërkojnë asgjë që ka të bëjë me privilegje, por kërkojnë diçka që është jetike e që u mungon tash e dy dekada.
Familja e Idriz Ismajlit ishte ndër të parat që ndërtuan shtëpi në në Maxhunaj, por që kurrë nuk gjeti zgjidhje për ujërat e zeza, transmeton KTV.
Ankohen se ka lagje tjera ku shtëpitë u ngritën shumë më vonë e komuna ua siguroi kanalizimin. Ujërat e zeza, të cilat depërtojnë në puset që i përdorin për pije, i rrezikojnë këta banorë nga ndonjë epidemi.
Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë e pranojnë se këtyre banorëve nuk ua siguruan rrjetin e kanalizimit, por edhe i akuzojnë banorët e lagjes se nuk po paguajnë tatimin në pronë.
Mbrapa kamerës, banorët thonë se kjo është hakmarrje e komunës për shkak të mosmbështetjes politike. Komuna premton se kur t’i sigurojë mjetet, do ta zgjidhë këtë problem.
TEMAT: