Nga Andi Bejtja
Patronazhistët’, fatkeqësisht e kthyen daljen e të dhënave personale për publikun e thjeshtë nga një Megaskandal, në një Komedi.
Dhe teksa Komedia vazhdon përditë zmadhohet e zmadhohet, e vërteta mbetet aty Skandali është aty: janë me dhjetëra shkelje që prekin shume fusha që nga siguria e zgjedhjeve e deri tek siguria kombëtare, për të mos llogaritur shkeljet e të të drejtave të njeriut.
Argumentimi i Presidentit sot ishte jo thjesht shterues, por frikësues dhe për ata që vazhdojnë ta shikojnë si komedi këtë që ndodhi. Por, organet e Drejtësisë dhe sidomos SPAK, në vend të shtojë Lapsat për të gërmuar dhe për të t’iu rrëfyer shqiptarëve sa më shpejt të vërtetën, që në fakt, tashmë dihet… (nuk pati frikë ta konfirmojë dhe Kryeministri duke i bërë thirrje ‘Patronazhistëve’ të vazhdojnë të bëjnë më egër detyrën), po bën të kundërtën: po kërkon të thyejë Lapsin që na serviri këtë të vërtetë tronditëse dhe të përdorë Gomën për të fshirë krimet që janë dukshëm në sipërfaqe të pushtetit.
Po e trajton Kryeministrin dhe pushtetin si media që ka dhënë lajmin dhe LAPSIN si pushtet ekzekutiv që ka kryer krimin.
Zëri ynë duhet të jetë më i fortë se kurrë, se me thyerjen e Lapsit do thyhen shumë Lapsa e Stilolapsa e Stilografë të tjerë.
Nuk është në rrezik vetëm Media, po vetë Shqipëria.