Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami duke folur në “Interaktiv” ka thënë se ata janë themeluar nga gjeneratat e reja shqiptare në Maqedoni, të dala na dy universitetet shqip në Maqedoni. Krijimi i tyre, sipas Kasamit ka ardhur si rezultat i dështimit të BDI-së së Ali Ahmetit.
Kasami ka thënë se që nga viti 2014, kur kanë dalë në skenë, ishin aktiv, transmeton Koha.net.
“Që nga viti 2014 kemi qenë më aktivët dhe kemi ndalë degradimin e shqiptarëve. Të dëshpëruar nga BDI-ja që nuk ka bërë asgjë. Ata ishin vetëm parti që fliste shqip, por vepronte sikur maqedonë”, ka thënë Kasami.
I pari i Lëvizjes Besa ka thënë se ka dy dekada që nuk ka pasur regjistrim të popullsisë dhe kjo është në dëm të shqiptarëve.
© KOHA.net