Mediat raportojnë se Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani të premten do qëndrojë në Prishtinë. Dhe pa dyshim se atje do shet patriotizëm e proevropizëm edhe atë pa i penguar fare hija që e përcjellë ngado që shkon, e që ka të bëjë me dyshimet e thëna publikisht se ka pasur rol kyç në fshehjen e një vrasësi.
Ja një rikujtrim për ata që nuk mbajnë mend e që harrojnë shpejt.
Në vitin 2019, mediat publikuan një ‘bombë’ (bisedë e përgjuar telefonike) të El Chekës, për atë se si Bujar Osmani kishte tentuar që të ndikojë në një vendim gjyqësor për vrasje
Nga biseda e përgjuar midis Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, që asokohe El Cheka e publikoi në profilin e tij, bashkëbiseduesit tregonin se Bujar Osmani kishte kërkuar nga ata të ndërhynin në një vendim gjyqësor për vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2010.
“Kush është Bujari të kërkojë nga Ali Ahmeti dhe Sadulla Duraku fshehjen e një vrasësi, i cili, ashtu si thotë Sadullai ka vrarë njeri të pafajshëm. Pse ai prej Ali Ahmetit ka kërkuar që të ndryshohet emri i kriminelit. Duraku ka thënë se Osmani është takuar edhe me të. Pse Ali Ahmeti është aq i afërt me vrasësit dhe kriminelët që kërkuan nga ai të intervenojnë nëpër gjyqe dhe tek dëshmitarët”, shkruante askohe El Cheka.
Përndryshe vrasja ka ndodhur në vitin 2010, ndërsa biseda sipas gjitha gjasave është bërë dy-tre vite më vonë, gjatë kohës së procedurës gjyqësore. Gjatë një rrahjeje, Saliu i vrarë, përndryshe vëlla i gazetarit të njohur nga Maqedonia, Isen Saliut nga Likova, ka tentuar që të ndihmoje për ta qetësuar situatën, por në drejtim të tij është gjuajtur nga një pistoletë.
Për këtë vrasje ka një të dënuar, por kanë mbetur dyshimet nëse ai është vrasësi i vërtet ose kushëriri i vrasësit.
Ja një pjesë e transkriptit të bisedës që thuajse të gjitha mediat e Maqedonisë e botuan në vitin 2019:
Ali Ahmeti: Nuk e di a t`u lajmërua Bujari.
Sadulla Duraku: Po, po mu paraqit. I thash, jam takuar me të.
Ali Ahmeti: Dhe, ata duan që të kurdisin dikë që nuk është fajtor, që nuk e ka bërë ai, por dikush tjetër. Nuk e di, a ta sqaroi Bujari?
Sadulla Duraku: Po, po. Unë edhe u takova me të.
Ali Ahmeti: U takove ?
Sadulla Duraku: Unë u takova para se të vije te ti. Dhe kanë thënë se do të flasin, ata po frikësohen se atij fëmijës ( pjesë e pakuptimtë e bisedës). Tash unë nuk e di, ai djali tha se si ndodhi kjo punë. Vetëm e di se njeriun e vranë pa asnjë faj.
Ali Ahmeti: Po de.
Sadulla Duraku: Dhe, nuk e di për atë kush ishte, nuk e di mirëpo duhej që të ishte ai Murati. Kështu është së paku sipas policisë. Unë nuk kam qenë në vendin e ngjarjes. Kishte edhe dy persona me veturë. Dhe tani a zbriti ky djali ose nuk zbriti (nga vetura), unë nuk e di atë punë.
Ali Ahmeti: Aha.
Sadulla Duraku: Dhe këto më lutën që të shkoj të flas me familjen e tij…. Unë mundem që të flas me atë gazetarin, se është kështu e ashtu, ajo që e transmetuat, çka janë këto fjalë. Diçka tjetër, thash, unë nuk kam mundësi që të bëj. Edhe babain e ka të sëmurë. Gazetarit i thash se mundem që të flas, ai edhe nuk është këtu, ishte në pushime në Turqi. Dhe ashtu ngeli. Bujari më tha edhe për sekretarin e gjykatës. Sekretarit të gjykatës, i thash Bujarit, unë nuk shkoj t`i them.
Ali Ahmeti: Jo.
Sadulla Duraku: Kjo ishte biseda. Nuk mundem tani të shkoj dhe t`i them ta lirojnë, ndërsa njeriun e vranë pa asnjë faj. Tani unë nuk e di nëse është ose jo pjesëmarrës, organet e hetuesisë i ndjekin këto punë. Kjo ishte biseda.
Siç dihet, Qeveria e Maqedonisë kurrë nuk i morri seriozisht “bombat” e El Chekës, ku protagonistët kryesor ishin funksionar të lartë të BDI-së, duke e përfshirë edhe Zëvendëskryetarin e sotëm të Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin. /sakte.net