Sot rreth orën 09:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhë një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për mediat se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për trajtim mjekësor
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.