Gjethet e ullirit, produkt i shkëlqyer me përfitime të shumta

Shkencëtarët botërorë e kanë vërtetuar se ekstrakti i gjetheve të ullirit është një produkt i shkëlqyer për shkak të përfitimeve të shumta të tij në trajtimin e disa sëmundjeve trupore.

Dobitë e këtyre gjetheve përfshijnë përmirësimin e sistemit imun dhe kardiovaskular, rrisin energjinë tonë, përmirësojnë tensionin e gjakut, parandalojnë diabetin dhe sëmundjen e Alzheimer-it.

Ullinjtë kultivohen në vendet mesdhetare si në Australi, Peru dhe Kil. Ata përdoreshin nga faraonët për qëllime mjekësore dhe gjithashtu konsideroheshin simbol i fuqisë hyjnore.

Në vitin 1800 gjethet e ullirit janë përdorur në pije për uljen e temperaturës dhe disa dekada më vonë si çaj në trajtimin e malaries.

Përbërja e tyre antibakteriale përdoret edhe për trajtimin e meningjitit, herpesit, hepatitit, pneumonisë, lodhjes, ftohjes, malaries, tuberkulozit, diarresë, infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve të veshit, gjatë operacioneve dentalë, virusit HIV etj.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit i mbron damarët e gjakut nga dëmtimi.

Atë mund ta gjeni në formë të kapsulave, vajit apo thjesht në gjethe. Ju mund ta përgatisni një çaj duke përdorur gjethet e ullirit dhe mjaltin i cili e ka efektin e njëjtë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme