Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video mesazh për të gjithë shqiptarët, duke u bërë thirrje atyre që sot të dalin të votojnë.
Basha thotë se kjo është dita e shqiptarëve, të cilët me votën e tyre do të bëjnë të mundur të ardhmen e tyre.
‘Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin.
Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’