Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimit të rëndë nga thika e një banorit të lagjes rome në Kumanovë. Polici shkoi të inspektoj rastin të cilin e paraqitën si prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga zënka e banorëve me policinë, pësoi polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga njoftimi i policisë thuhet se një pjestar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:30. Vdekja e policit është konstuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës. MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit.
Polici quhet Goran Stanishevski (36) dhe i përkiste Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë. Varrimi i tij do të bëhet nesër me të gjithë nderimet zyrtare, sipas ligjit të MPB-së./Telegrafi