Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që e njëjta dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas njoftimit policorë, lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.