Monika Kryemadhi, falje publike për strategjinë e gabuar që LSI ndoqi në opozitë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje publike për strategjinë e gabuar që LSI ndoqi në opozitë, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.

Në një deklaratë për mediat, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë ironike i ka uruar fitoren socialistëve duke thënë: “I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave”.

Kryetarja e LSI falenderoi të gjithë votuesit e LSI, ndërsa u shpreh se shumica e votave të pavlefshme ishin të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Së pari tua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vucic për parashikimin e rezultatit”

Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.

Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembem nga kërcënimet, por vazhduan betejën

Makineria politike-mediatike kundër LSI, e cila nuk u tërhoq në asnjë moment prej dy vitesh që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji, e cila pati pasojat në këtë rezultat që dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje lokale gjë që i dhamë pushtet në dorë Ramës dhe bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar kushtetuan.

Ky rezultat tregoi që shqetësimi i presidentit ishte i drejtë, prandaj dua që dhe në emër të LSI ti kërkoj falje për këtë çast, për këtë veprim dhe për këtë qëndrim i cili nuk solli gjë tjetër veçse rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve”, tha Kryemadhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme