Gazeta e njohur gjermane, Tageszeitung, në një analizë të redaktores Jana Lapper shkruan se fitorja e Edi Ramës është një katastrofë, veçanërisht për të rinjtë.
Sipas analizës, Rama sundon prej kohësh si autokrat.
Lexoni më poshtë tekstin
Ka shumë arsye për këtë: një reformë zgjedhore problematike, gabime strategjike në të shkuarën nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, e cila bojkotoi parlamentin dhe zgjedhjet lokale, dhe pamundësia e diasporës shqiptare për të votuar. Në Kosovë për shembull, diaspora bëri fushatë të madhe për një ndryshim në udhëheqje: atje sot drejton reformatori Albin Kurti.
Katër vite të tjera për Edi Ramën janë një perspektivë e zymtë, veçanërisht për të rinjtë, për shkak se ai është i interesuar kryesisht për pushtetin dhe projektet e shtrenjta infrastrukturore, jo për të ardhmen e gjeneratës së re. Gjenerata e re po e braktis vendin në shifra të mëdha: vetëm në vitin 2019, 360 mijë njerëz u larguan, thuajse 13 përqind e popullsisë.
Për ta, problemet më të ngutshme janë papunësia e lartë dhe mundësitë e dobëta për arsimim. Kur Rama nuk ndryshoi gjë as pas protestave madhore të studentëve në vitin 2018 në universitete, ai tregoi qartë se cilat janë prioritetet e tij. Po ashtu ai lufton ashpër kundër formimit të negociatave.
Rezultati i zgjedhjeve e bën po ashtu pranimin në BE shumë të largët. Drita jeshile për bisedimet e pranimit tashmë është hapur- nëse Shqipëria përmbush kushtet. Njëra prej tyre ishte reforma zgjedhore, e cila u shtrembërua nga Rama në favor të tij. “BE” prej kohësh është një fjalë e zbrazët për Ramën.
Por një dritë shprese mbetet. Opozita do të heqë dorë nga bojkoti i tyre në parlament. Atëherë mbase shfaqja me një njeri do të marrë fund.