Ina Zhupa, kandidatja e PD-së në Vlorë, nga KZAZ nr.90 ka paraqitur fakte drithëruese të devijimit dhe abuzimit me votën nga komisionerët e Partisë Socialiste. Zhupa shprehu bindjen e plotë se kemi të bëjmë me një tjetërsim të vullnetit të qytetarëve, të cilët padyshim zgjodhëm ndryshim.
Ndër shumë fakte, Zhupa ka vënë në dukje rastin më flagrant: “që në bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prapë – ku mungonin 500 fletë votimi të papërdorura, që nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!”
Në vijim, denoncimi i plotë i kandidates, zëdhënësë e Partisë Demokratike, Ina Zhupa:
Drejtoret e administratës pasi bënë intimidime dhe kërcënime, erdhën edhe ditën e votimit pranë qendrave të votimit që të siguroheshin për votën dhe të kontrollonin qytetarët. Bile, ne bllokuam procesin e numërimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.
Ndërsa ju e pate vet që në bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prapë ku mungonin 500 flete votimi të papërdorura që nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!
Për herë të parë në historinë e vendit, numri i votave të pavlefshme është shumë më i madh se numri i votave që ka opozita me mazhorancën si diferencë votash mes tyre.
Këto vota të pavlefshme nga njëra anë kanë qenë edhe si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor që Edi Rama bëri në mënyrë të njëanshme dhe pastaj që miratoi fletat e votimit pa emër dhe thjesht me numra kandidatësh, që ngatërroi qytetarët.
Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e votave të pavlefshme janë nxjerrë nga numëruesit e Partisë Socialiste ishin shumicë në çdo komision numerimi dhe që kanë fshehur vullnetin e qytetarëve për ndryshim.
Për ne është me rëndësi të lexohet vullneti i qytetarëve, sepse është fshehur vullneti i atyre që kërkojnë ndryshim.
Bandat u vunë në shërbim, kandidatët me precendentë penal po ashtu!
Ne në qarkun e Vlorës kishim përballë, që drejtonte fushatën e Partisë Socialiste, një njeri që duhet të ishte gjykuar nga drejtësia për tjetërsim votash në një bashki tjetër duke bërë “tërmet” votash me çunat problematikë.
Të gjitha këto janë reflektuar në këtë rezultat të përkohshëm të zgjedhjeve duke nxjerrë PS-në përsëri fituese.
Në këtë fazë nuk janë të rëndësishme votat e kandidatëve personalisht, por hetimi i krimit zgjedhor dhe observimet e OSBE/ODIHR të merren parasysh dhe të kërkohet që vullneti shqiptarëve të lexohet drejt. Vullneti i shqiptarëve për ndryshim nuk mund të zhbëhet nga taktikat dhe skemat e Edi Ramës.”