Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev për deklaratën ku thotë, se “zgjidhja ligjore për shtetësinë e pëgatitur nga koalicioni ASH-AAA, nuk është ashtu sikurse janë dakorduar me gojë”.
Gashi pohon se ndryshimet që janë bërë në disa nene janë në fuksion të përmirësimit të cilësisë së tekstit.
“Ne u morëm vesh që ta përpilojmë tekstin përfundimtar. Gjatë përpilimit të tekstit përfundimtar, ne kemi parë disa anomali brenda tekstit, që kemi menduar, se nëse përmirësohen, mund të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së tekstit dhe kjo fare s’ka të bëjë me ndonjë tendencë tjetër. Por, nëse për palën tjetër, konzistohet se ato janë ndryshime radikale, natyrisht se ne mund t’i ndryshojmë ato. Kryesisht jemi përmbajtur te ndryshimet për të cilat jemi dakorduar në takim, por ka pasur raste që kemi menduar se disa gjëra duhet të përmirësohen tani, se sa të lihen më vonë. Në tërësi kur e kemi parë Ligjin, janë 4 gjëra që ne jemi dakorduar, atëherë kur e kemi parë Ligjin, kemi parë disa nene ku kemi menduar se është mirë të ndryshohen, që mos të lihen për më vonë”, ka pohuar sot Gashi pas takimit joformal që u mbajt në selinë e partisë së tij në Shkup.