Çmontohet rrjeti i pornografisë për fëmijë, njihet si një nga më të mëdhenjtë në botë

Anti-Krimi Gjerman ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të materialit pornografik të fëmijëve në Darknet, i cili quhet Boystown.

Hetimet, të kryera në bashkëpunim me organe të tjera hetimore kombëtare dhe të huaja, çuan në identifikimin e rrjetit që ekziston që nga qershori 2019 dhe ka rreth 400 mijë ndjekës.

Platforma ishte e arritshme vetëm përmes Darkweb.

Prokuroria në Frankfurt, në një shënim të përbashkët me policinë federale kriminale, tha se tre administratorë gjermanë të dyshuar dhe një përdorues gjerman u arrestuan.

Disa ndërtesa u bastisën në mes të prillit.

Autoritetet e kanë quajtur rrjetin “një nga platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve në Darknet në botë”, ku shkëmbeheshin imazhe të fëmijëve dhe foshnjave nga e gjithë bota.

Prokurorët thanë se gjetën “imazhe të abuzimit serioz seksual të fëmijëve të vegjël” midis fotove dhe materialit video.

Tre të dyshuarit kryesorë janë një 40-vjeçar nga Paderborn, një 49-vjeçar nga Monako dhe një 58-vjeçar nga veriu i vendit, i cili kishte jetuar në Paraguai për shumë vite.

Një i dyshuar i katërt, një 64-vjeçar nga Hamburgu, akuzohet se është ndër përdoruesit më aktivë, pasi ka ngarkuar mbi 3,500 postime.

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e të arrestuarve në Paraguai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme