Historiku i Mesxhidi Aksasë (foto)

Në qytetin e Kudsit apo Bejtu’l Makdis apo siç e njohin disa si Jerusalem, gjendet kjo tokë e bekuar, xhamia El Mesxhidu’l Aksa, të cilën e kanë ndërtuar të dërguarit e Allahut përgjatë historisë, është vend ku janë falur shumica prej tyre dhe ku kanë jetuar një numër i madh i tyre.

ZONA EL MESXHID EL AKSA (Xhamia e largët)
Kjo është zona e cila është për qëllim në ajetet e Allahut, xhel-le xhelaluh, dhe në hadithet e Resulullahit, sal-lallahu alejhi ue selem. Resulullahi është bartur nga Meka deri tek kjo xhami, pastaj nga aty drejt qiellit për ta përjetuar madhështinë e krijimtarisë së Allahut, e deri tek takimi me Të, i Lartësuar dhe i Pastër nga të metat qoftë!

“Qoftë lavdëruar Ai; i pastër është Ai nga të metat – i cili, në një çast të një nate, e barti robin e Tij (Muhamedin) nga Xhamia e shenjtë (Meka) në Xhaminë e largët (në Kuds), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga argumentet Tona. Ai (Allahu), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” [17:1]

“Nuk lejohet udhëtimi (me qellim adhurimi dhe kërkim bereqeti) përveçse drejt tri xhamive: xhamisë e shenjte (Qabja), xhamisë sime (në Medine) dhe xhamisë së largët (Aksaja në Kuds).” [Hadith]

Hapesira e saj është rreth 144,000m². Kudo që të falesh në këtë hapësirë, namazi vlen 250 (sa ¼ e namazit ne Medine; hadith i vërtetë) apo 500 herë (hadith i dobët) më shumë se kudo tjetër, përveç Xhamisë së Mekes dhe Medines.

Drejt saj është falur Resulullahi me shokë deri në vitin e dytë pas hixhretit, pastaj Allahu ‎ka ligjësuar që për kible të merret Qabja.

XHAMIA E KIBLES
Kjo është xhamia të cilën e ka ndërtuar Umeri, radijallahu anhu, kur iu dorëzuan çelësat e Kudsit pas çlirimit të tij në vitin 16 hixhrij, mirëpo muret e saj janë rindërtuar disa herë pas tij. Umeri kishte marrë rrugë nga Medina që të futej në Kuds menjëherë pas çlirimit dhe ta nënshkruante një prej konventave më madhështore të historisë për të drejtat e njeriut me popullatën jehude dhe të krishtere që jetonin në Kuds.

Tregohet se kur është futur Umeri, radijallahu anhu, në Kuds dhe deshi ta ndërtonte në zonën e Aksasë një vendfalje për muslimanët, i thotë Ka’bit (dijetar i jehudëve që e kishte pranuar Islamin): “Ku ta ndërtoj?” Ka’bi i thotë: “Ndërtoje prapa shkëmbit.” Umeri ia kthen: “Të është përzier me jehudizëm, o biri i jehudijes! (duke e qortuar për këtë gabim, të cilin Ka’bi e bëri nga ndikimi që ka pasur në të shenjtërimi i saj para se të bëhej musliman) Assesi! Neve na takon kryevendi.”

Kjo sepse jehudët e shenjtëronin atë shkëmb, gjë për të cilin feja jonë s’ka përmendur asnjë vlerë. Asnjëri nga shokët e Resulullahit nuk veçonte namaz pranë shkëmbit, mirëpo faleshin në xhaminë e kibles të ndërtuar nga Umeri. E gjithë hapësira e Aksasë është vendfalje duke mos e dalluar shkëmbin nga pjesa tjetër e saj, madje xhamia të cilën e ka ndërtuar Umeri është më e preferuar, meqë aty janë falur të gjithë sabahët, që të çon të mendosh se ndoshta në atë pjesë është falur edhe Resulullahi me pejgamberët natën e Israsë dhe Miraxhit.

Kjo xhami është në krye të zonës së Aksasë dhe kibla drejt Qabes është nga jugu – siç është e shënuar -, ndërsa shkëmbi mbetet pas saj.

KUPOLA E SHKËMBIT
Këtë kupolë e ka ndërtuar Abdulmelik ibn Mervani ne vitin 72 hixhrij dhe sipër saj ka derdhur ari të shkrirë.

Kjo kupolë e mbulon një shkëmb nga i cili pretendohet se Resulullahi ‎është ngritur në qiell, natën e Israsë dhe Miraxhit. Mirëpo nuk ekzistojnë argumente të vërteta të cilat pohojnë diçka të tillë. Këtë shkëmb e shenjtëronin jehudët, kurse të krishterët i përçmonin ata duke hedhur tek shkëmbi mbeturina.

Fotografitë e kësaj kupole e mbulojnë internetin, dhe, kur përmendet Mesxhidi Aksaja i bashkëngjitet foto e saj. Përkitazi me këtë, disa hulumtues thonë se kjo është bërë me qëllim nga ana e jehudëve të cilët planifikojnë ta ndërtojnë “tempullin e Sulejmanit” në hapësirën e Mesxhidi Aksasë, kupolën ta bartin prej aty dhe kështu muslimanët të mendojnë se atë që është e tyre ua kanë dhënë dhe të mos ketë reagime nga ana e tyre. Allahu e di më së miri!

VENDFALJA MERVANASE
Kjo hapësirë, e cila është pjesë e Mesxhidi Aksasë, ka qenë tokë e shtrembër e pashfrytëzuar. Në hilafetin Umevij, janë vendosur shtylla dhe është ndërtuar kjo hapësirë-tarracë, që të jetë e shfrytëzueshme si pjesë plotësuese e xhamisë. Më pas, hapësira nën këtë tarracë ndërtohet dhe bëhet hapësirë më vete për namaz.

Pas pushtimit të parë të Kudsit nga kryqtarët në vitin 1099 – ku me t’u futur në të vr asin 70 mijë muslimanë dhe çifutë -, këtë hapësirë nën tarracë të krishterët e kthejnë në vend për t’i mbajtur kuajt e tyre. Pas çlirimit të Kudsit nga Salahuddin Ejubi në vitin 1187, e pastron atë vend dhe e mbyll, e dikur më vonë rikthehet si vendfalje.

[1] ZONË E ERRËSUAR
Kjo zonë është ajo që njihet të jehudët dhe të krishterët si “muri perëndimor” apo “muri i vajtimit”. Njëkohësisht ky është muri në të cilin i keni parë kokat anti-islame duke e vizituar atë, me takije hebreje mbi kokë.

E kam quajtur zone të errësuar, sepse e kanë shkelur dhe e kanë nxirë kr iminelët më të mëdhenj që kam pasur fatin t’i njoh në këto tri dekada jetë.

Tek muslimanët njihet si Haitu’l Burak (muri i Burakut, për të cilin thuhet se Resulullahi ‎e ka lidhur Burakun – kafshën me të cilën ka udhëtuar natën e Israsë dhe Miraxhit).

[2] ZONË E ERRËSUAR
Kjo është zonë në të cilën jehudët janë duke bërë “gjurmime arkeologjike”, për të cilat thonë disa hulumtues se e rrezikon shembjen e kësaj ane të Mesxhidi Aksasë; thonë se pjesa e vendfaljes Mervanase rrezikohet seriozisht nga shembja.
/Huazuar nga rrjetet sociale/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme