Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar Qeverinë.
Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeminitsër të përkohshëm. Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit.
Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 për qind të votave – të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.