Autoritetet Gjermane bllokojnë politikën e re të privatësisë së WhatsApp

Autoritetet Gjermane pretendojnë se përpjekjet e Facebook për ti detyruar përdoruesit e WhatsApp të pranojnë grumbullimin e të dhënave të tyre personale si pjesë e politikës së re të privatësisë nuk është e ligjshme.

Si rezultat autoritetet kanë urdhëruar WhatsApp të ndalojë praktikën e grumbullimit të të dhënave për llogari të Facebook.

Autoritet i Privatësisë së Hamburgut tha se termat e reja të privatësisë janë të padrejta dhe jo transparente. Ai sugjeroi se rrjeti social mund ti keqpërdorë këto të dhëna.

I njëjti autoritet më në krye Johannes Casper në 2016-ën kishin urdhëruar Facebook të ndalojë grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit e WhatsApp.

Por rrjeti social thotë se ndalimi nuk do ta pengojë nga implementimi i rregullave të reja. Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë termat e reja deri më 15 Maj. Facebook e shtyu këtë afat dhe ishte parashikuar që në 8 Shkurt të hynin në fuqi.

Edhe pse WhatsApp ka implementuar enkriptimin fundor, rregullat e reja të privatësisë thonë se platforma mund të ndajë informacione të caktuara me pjesë të ndryshme të biznesit siç janë numrat e telefonit, historiku i transaksioneve, informacionet e pajisjeve mobile, adresat IP e detaje të tjera. /PCWorld Albanian

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme