KEDS la në rrugë 240 punëtorë

Prejse konsorciumi turk “Çalik&Limak” e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, 240 punëtorë janë larguar nga puna. Sindikalistët alarmojnë se po përgatitet edhe largimi i 200 të tjerëve. Në KEDS mohojnë deklaratat e tilla

Konsorciumi turk “Çalik & Limak” prej kohës kur e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike ka larguar nga puna 240 punëtorë, përderisa ka ankesa se edhe 200 të tjerëve pritet t’u shkëputen kontratat e punës.

Në vitin 2013, kur ka ndodhur privatizimi i Distribucionit, sindikalistët bëjnë të ditur se në kompani kanë punuar rreth 2720 punëtorë, përderisa tri vjet më vonë numri i të punësuarve nuk është më i madh se 2300.

Prej numrit prej 420 punëtorëve që nuk janë më në punë, 180 punëtorë kanë arritur moshën e pensionimit.
Hysni Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Distribucionit, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më tash nga menaxhmenti i KEDS-it nuk ka marrë ndonjë sqarim për largimet masive nga puna. Ndërsa zyrtarët e KEDS-it mohojnë që ndonjë punëtor të jetë larguar nga puna, por, siç thonë ata, një gjë e tillë ka ndodhur në baza vullnetare. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme