Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Basha përballet me kritikët

Tri javë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 17:00 dhe në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite. Kjo do të jetë përballja e parë e kreut demokrat Lulzim Basha me zërat kritikë brenda PD-së, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD doli forcë e dytë me 59 mandate.

Këtë të hënë Lulzim Basha nisi një tur në Shqipëri me elektoratin e Partisë Demokratike. Në tri ndalesat e tij të para, Durrës, Lezhë dhe Fier, kryedemokrati Basha i mëshon faktit që në 25 prill pati një masakër elektorale. Ai shfrytëzoi këto takime për t’i bërë me dije partisë se hapësirë për reflektim do të kishte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme