Ngjarje tronditëse në Mirditë, 5 persona përdhunojnë të miturën

Policia e Mirditës ka arritur të zbardhë një ngjarje tronditëse.

Pesë persona janë prangosur pasi kanë përdhunuar një 15-vjeçare.

Dyshohet se ata kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, të cilës gjithashtu i kanë bërë presione dhe shantazhe për të mos treguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare,” thuhet në njoftim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme