Albin Kurti e vë theksin tek Vuçiqi pas takimit: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet për të diskutuar se si do të vazhdohet dialogu.

“Takimi do të jetë diku rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them saktësisht. Do të ketë takim për të diskutuar se si të vazhdohet me dialogu më tej, se cili do të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu. Kemi nevojë ta dakordohemi për procesin përpara”, ka thënë Kurti.

“Duam dialog të përgatitur mirë, si palë të barabarta ku thelbi është që e ka thënë edhe Joe Biden se zgjidhja e ka emrin në formën togfjalëshit: njohje reciproke. Njoha reciproke do të kontribuonte shumë për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”.
ImageFoto galeri

Kurti ka thënë se për të nuk ka qenë dialogu prioritet as në fushatë dhe as në programin qeverisës.

Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media pas darkës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka dhënë deklaratë për medie pas darkës ndërmjet liderëve të Ballkanit të Perëndimor, të mbajtur në Bruksel, e organizuar nga BE-ja.

Kurti ka thënë se BE-ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe ballafaqimi me të kaluarën. Ai ka shtuar se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – luftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar ai.

“Kësisoj, në rastin e Serbisë në vend që të vije presidenti, erdhi kryeministrja, por gjithashtu do të vazhdohet me këto takime, takimi i radhës do të mbahet në Ballkan në njërin prej vendeve do jetë vendi nikoqir”, ka njoftuar tutje Kurti.

Ai ka thënë se ka kërkuar liberalizimin e vizave në darkën e mbajtur, derisa ka përmendur edhe rritjen e ekonomisë nëpërmjet investitorëve që vijnë nga Evropa.

“Theksi ishte tek Ballkani Perëndimor tek Bashkimi Evropian për nevojen e afateve ne të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet.. Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e nevojës për liberalizim të vizave. Ne kemi nevojë edhe për investime në ekonomi, të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e ngrisin punësimin”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.

Kryeministri i Kosovës në një lidhje direkte nga Brukseli ka folur pas darkës së përbashkët me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Ai beson se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë.

“Jam i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë dhe jo ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra dekadën e fundit”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri i Kosovës në një lidhje direkte nga Brukseli ka folur pas darkës së përbashkët me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Ai beson se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë.

“Jam i bindur se dialogu do të ketë të ardhme më të mirë dhe jo ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra dekadën e fundit”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media pas përfundimit të darkës me liderët e rajonit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se konferenca do të mbahet ne ora 23:00.

Kurti në këtë konferencë theksoi se është dëm që rinia e Kosovës, e cila është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave.

“Republika e Kosovës, është shtet me rini shumë të talentuar. Ata e shohin Bashkimin Evropian si mundësinë për të studiuar e punuar këtu dhe për t’u kthyer e për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë aspekt kemi nevojë për liberalizim të vizave. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi regjim të vizave që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe për të studiuar e për të bërë biznes. Shumica e popullsisë në Kosovë është rreth 30 vjeç dhe me rini aq të talentuar është dëm që të kemi këtë murin e izolimit”, u shpreh Kurti.

Ai u shpreh se do të krijojë kontakte me kolegët në Bruksel për të diskutuar për reformat në vendin tonë, por edhe për njohjet e reja.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme