I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar kandidatin nga radhët e partisë së tij, Ramiz Lladrovcinë për fitoren në zgjedhjet e Drenasit.
Sipas tij, qytetarët e Drenasit me këtë treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme.
Ja postimi i tij:
Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë. Urime.