Pedagogu i njohur shqiptar në Francë, Nezir Kraki, në një reagim në rrjetet sociale, e quan qesharak vendimin e marrë nga Departamenti i Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas studiuesit të shkencave politike, ky vendim vetëm sa forcon shtetin mafioz të Edi Ramës.
POSTIMI I PLOTE
Kur Amerika ia fut kot..
D.m.th, për aktet korruptive të para 8 viteve, Sali Berisha futet sot në listën e zezë të Amerikës. Dhe kjo bëhet në formë afirmative sikur Sali Berisha t’ishte dënuar për korrupsion edhe pse asnjë vendim gjykate apo proces gjyqësor s’ka ndodhë. Euu vaki eu!
Tash dalin “amerikanët” e terrasave dhe na thonë “Amerika po e lufton korrupsionin”. O fylla, Sali Berisha nuk ka asnjë rol qeverisës prej gati 9 vitesh dhe degradimi total i Shqipërisë si në krim ashtu edhe në korrupsion ka ndodhë këto dy mandate të Ramës. Se per çka mendoni ju që është izolu Shqipëria? Pse BE nuk i hap bisedimet? Për faj të Berishës…
Çudi të shihet se si edhe një person kompetent si Anthony Blinken pranon të futet në lojëra kaq lokale dhe kaq kundërproduktive në Ballkan kur bota mbarë i di arsyet e stagnimit të këtij rajoni.
Kjo veç sa e forcon shtetin mafioz dhe e “legalizon” klientelizmin si model të qeverisjes në Shqipërinë e përçudnuar, e cila edhe këtë mandat do qeveriset banditçe nga tom doshat e Ramës.
Konkretisht, në çka i ndihmon Shqipërisë ky vendim?
Në ASGJË.
© SYRI.net