Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se Policia e Kosovës edhe këtë vit u tregua si më e suksesshmja në rajon sa i përket punës dhe gatishmërisë në detyrë.
Ai tha se kjo është bërë falë punës së shkëlqyer të të gjithë pjesëtarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni, tha se arritja e suksesit kaq të madh për Policinë e Kosovës nuk ka qenë e lehtë, pasi u shpreh se ka pas shpesh raste kur policët janë lënduar në detyrë apo edhe e kanë humbur jetën, raporton KP.
Por ai shtoi se institucioni që ai udhëheqë, do të vazhdojë rrugën e tij.
PK-ja ndau edhe disa medalje të lëvdatave për pjesëtarët e policisë dhe gazetarë.