Një avion që po fluturonte nga Greqia për në Lituani u devijua në ajër mbi territorin e Bjellorusisë. Avionët luftarakë bjellorusë u ngritën në ajër dhe aeroplani u ul në kryeqytetin Minsk, ku u prangos gazetari opozitar, Roman Protasevich. Ngjarja ka shkaktuar shumë zemërim. Por a do përkthehet ky zemërim në veprim?
Nga James Landale, BBC
Si duhet të reagojë Bashkimi Europian kur një avion që po udhëtonte mes dy kryeqyteteve të tij, detyrohet të ulet në një vend të tretë në mënyrë që të arrestohet një kritik i qeverisë?
Arrestimi i Roman Protasevich ka provokuar reagime të ashpra ndërkombëtare, por a do pasohen këto reagime nga veprime?
Disa liderë- përfshirë edhe kryeministrin polak, kanë bërë thirrje për sanksione të reja ndaj qeverisë autoritare të Lukashenkos.
Tetë drejtues të komisioneve ligjore, që nga Britania, SHBA dhe BE, thanë se fluturimet mbi Bjellorusi duhet të ndalohen për shkak të asaj që ata e quajnë një akt piraterie.
Disa zyrtarë madje kanë sugjeruar që makinat dhe kamionët të mos lejohen të futen nga BE për në Bjellorusi.
Zoti Lukashenko ka treguar se sa larg është gati të shkojë për të shtypur opozitën pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të shkuar.
BE tani duhet të vendosë se çfarë çmimi do e detyrojë të paguajë ai.