Qytetarët vlonjatë janë shqetësuar nga një çift turistësh, të cilët kanë zgjedhur të dalin nudo në plazh.
Një qytetar nga Vlora që i ka fotografuar dy turistët është shprehur se njerëzit që ishin pranë tyre ndërronin rrugën kur i shikonin.
Pranë tyre kanë qenë dhe qytetarë të tjerë të cilët janë shqetësuar nga veprimet e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që turistët zhvishen në plazhet shqiptare dhe janë pikërisht qytetarët ata që e ngrenë si shqetësim, pasi në zonë ka familjarë.