Veseli: Mund të kërkojmë ekspertizë nga shtetet më të fuqishme të botës për rastin Dehari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Ai ka thënë se ky rast është tragjik dhe ka tendenca për me u keqpërdor politikisht, derisa ka deklaruar se do të zgjidhet deri në fund.

“Kemi një proces të ngarkuar emocionalisht por ka edhe tendencë të manipulimit me këtë rast me akuza të hapura sepse te ne flitet pa përgjegjësi”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se reagimi i Aida Dërgutit në mbledhjen e kryesisë bëri një reagim që nuk i ka hije sjelljes parlamentare.

“Qëllimi i kësaj seance nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë që ka të bëjë me pjesën e gjyqësorit në mënyrë që ata të kryejnë punën e tyre të pavarur dhe kjo ka qenë arsyeja që s’kemi pranuar më herët të mbajmë seancë pa e pasur raportin e mjekësisë ligjore”, ka deklaruar Veseli.

Ai tha se nëse do të ketë të dyshuar, rasti do të shkoj deri në fund, por le ta harroj dikush që mundet me përdor për politikë.

“Nëse ka nevojë do të thërrasim edhe ekspertizë të vendeve më të fuqishme të botës”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se Dërguti ka kërkuar që të mos shkohet me seancë të jashtëzakonshme pasi ka një peticion të nënshkruar nga qytetarët, por sipas Veselit, ky peticion nuk i drejtohet Kryesisë së Kuvendit.

“Më vjen keq që jemi përçarë kështu dhe më është krijuar përshtypja se dikush do të shfrytëzonte çfarëdo tragjedie për të ardhur në pushtet”, tha në fund Veseli.

Ndërkohë që edhe shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, pas mbledjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se propozimi që nesër të mbahet një seancë për vdekjen e Astrit Deharit, është për shkak se më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme.

Ai u ka thënë gazetarëve se një grup deputetësh të LDK-së dhe PDK-së, me nënshkrime kërkuan të ketë një seancë të jashtëzakonshme për t’u debatuar rasti Dehari.

Më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme, ka pasur edhe abuzime publike me rastin Dehari dhe kërkojmë një debat normal dhe po ashtu institucionet e drejtësisë të kenë mundësi të marrin informacione shtesë.  S’kemi dyshim në organet e drejtësisë, po presim të kthehet përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pasi doli para kohe nga mbledhja dhe nuk arritëm të dakordohemi”, tha ai.

Pajaziti tha se i kanë 40 nënshkrime, ku pjesa dërmuese janë deputet të PDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme