Policia e Kosovës konfirmon se 15 pjesëtarë të Policisë së stacionit policor në Mitrovicë janë marrë në pyetje.
“Mund të konfirmoj se deri më tani 15 zyrtarë policorë të njësisë së trafikut janë marrë në pyetje”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Ndërsa burime të KosovaPress nga Mitrovica bëjnë të ditur se 10 pjesëtarë të policisë nga komuniteti serb aktualisht gjenden në stacionin e Policisë në jug të Mitrovicës.
Ndërkohë sot KP ka raportuar se janë arrestuar 21 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga veriu i Mitrovicës.